Page 5 - Demo
P. 5


                                    Fletorja e punës “Njeriu dhe natyra 2”, është hartuar në përputhje me kurrikulën e fushës “Shkencat e natyrës” dhe me programin e lëndës “Njeriu dhe natyra”. Ajo është e organizuar në katër tema, ashtu si libri i nxënësit/es. Njësitë mësimore janë renditur në mënyrë të tillë, që të jenë të përshtatshme për moshën e nxënësve, për të cilët është hartuar kjo Fletore pune. Ushtrimet, detyrat, punët praktike etj., që gjenden në Fletoren e punës, mund të punohen në klasë ose mund t’u caktohen nxënësve për detyra shtëpie. Ato janë hartuar në përputhje me moshën dhe nivelin e nxënësve, me synimin për të rritur tek ata zhvillimin e mendimit kritik, zhvillimin e aftësive për zgjidhjen e problemeve, nxitjen e kreativitetit, vetëbesimit dhe bashkëpunimit në grup. Në detyrat që përfshihen në Fletoren e punës, nxënësit do të plotësojnë, do të lidhin me shigjetë, do të vizatojnë, do të ngjyrosin, do të emërtojnë etj., çka i ndihmon të përvetësojnë sa më mirë materialin e trajtuar në tekstin përkatës dhe të arrijnë rezultatet që parashikon programi shkollor.Suksese!Hyrje
                                
   1   2   3   4   5   6   7   8   9   10