Page 5 - Demo
P. 5


                                    Pakoja e lëndës “Njeriu dhe natyra 2” përbëhet nga Libri i nxënësit/es, Libri i mësuesit/es dhe Fletorja e punës. Ajo është hartuar në përputhje me kurrikulën e fushës “Shkencat e natyrës” dhe me programin e lëndës “Njeriu dhe natyra”. Libri i nxënësit/es është i organizuar në katër tema. Përmbajtja e tyre trajtohet gjatë njësive mësimore. Njësitë mësimore janë renditur në mënyrë të tillë që të jenë të përshtatshme për moshën e nxënësve, për të cilët është hartuar ky libër. Çdo njësi mësimore ka të njëjtën strukturë organizimi, pasi zhvillon natyrshëm procesin e të menduarit te nxënësit/es. Fillimisht bëhet prezantimi me një element të njohur, mbi të cilin do të ngrihen pyetje e diskutime. Vijohet me “Veprimtarinë praktike”, ku nxënësit/et orientohen drejt kërkimit shkencor dhe nxjerrjes së përfundimeve.Rubrika “Mësuam se” synon të përforcojë njohuritë e trajtuara gjatë njësisë mësimore. Rubrika “Sa kam mësuar në këtë temë mësimore”, mund të përdoret për të vlerësuar nxënësit/et. Krahas librit, nxënësit/et përdorin paralelisht edhe Fletoren e punës. Ushtrimet, detyrat, puna praktike etj., që gjenden në Fletoren e punës, mund të punohen në klasë ose mund t’u caktohen nxënësve për detyra shtëpie.Suksese!Hyrje
                                
   1   2   3   4   5   6   7   8   9   10