Page 50 - Demo
P. 50


                                    483.6 Si prodhohet tingulli?Rreth nesh ka shumë trupa që lëshojnë tinguj. Tingujt na ndihmojnë të komunikojmë, të argëtohemi etj.Tingujt prodhohen prej trupave që dridhen shpejt. Këta quhen burime tingulli.Zukatja e një mushkonje dëgjohet, sepse krahët e saj lëvizin shumë shpejt.Zëri është tërësi tingujsh që lëshon një gjallesë. Për të lëshuar zë, gjallesa përdor gojën dhe kordat e zërit që ndodhen në fyt.Tingulli përhapet në ajër, por edhe në ujë. Kur e godasim daullen, ajo dridhet. Për pasojë, dridhet edhe ajri përreth.Teli i kitarës prodhon tingull, kur i biem me gishta apo me pendëz. Në këtë rast, teli dridhet.Fjalë kyçe:tinguj, dridhen, burime tingulli, zukatje, zëri, përhapet.
                                
   44   45   46   47   48   49   50   51   52   53   54