Page 52 - Demo
P. 52
503.7 Burimet e dritësNe e shohim mjedisin përreth nëpërmjet syve. Këtë gjë na e mundëson vetëm drita. Trupat që lëshojnë dritë, quhen burime drite.Burimi më i madh i dritës është Dielli. Ai ndriçon planetin tonë.Dielli, Hëna, yjet dhe vetëtima janë burime natyrore të dritës.Qiririn, llambën, elektrikun e dorës dhe fishekzjarrët i ka krijuar njeriu.Ato quhen burime artificiale të dritës.Dielli, llamba, qiriri janë burime drite të drejtpërdrejta.Trupat që kthejnë dritën e burimeve të drejtpërdrejta, quhen burime drite të tërthorta. Një burim i tillë është Hëna.Fjalë kyçe:dritë, burim drite, burime natyrore, burime artificiale, burime të drejtpërdrejta/të tërthorta.

