Page 60 - Demo
P. 60
584.2 Dielli, uji dhe ajri na japin jetëGjallesat kanë nevojë për ujë. Pa ujë, bimët vyshken dhe thahen. Edhe kafshët nuk jetojnë dot pa ujë.Ajri është shumë i rëndësishëm për jetën.Provoni të mbani hundën të mbyllur. A mund të duroni gjatë? Pse?Dielli është një yll që ndriçon. Ai i jep Tokës dritë dhe nxehtësi.Pa dritën e Diellit, do të ishte errësirë. Pa nxehtësinë e tij, do të ishte shumë ftohtë. Fjalë kyçe:jetë, diell,ajër, ujë.

