Page 66 - Demo
P. 66
644.5 Ndotësit e mjedisitKur po ecte në park, Drini pa disa mbeturina të hedhura përtokë. Si mendoni, çfarë do të bëjë ai?Pse duhet t’i hedhim mbeturinat në kosh?Mbeturinat e ndotin mjedisin ku ne jetojmë. Çfarë e ndot tjetër mjedisin? Shikojmë figurat dhe diskutojmë rreth tyre. Kur ujërat e zeza derdhen në lumë, në det ose në liqen, uji i tyre ndotet. Uji i ndotur është shumë i dëmshëm për gjallesat.Tymi i fabrikave dhe i makinave përhapet në ajër. Tymi i tyre e ndot ajrin. Ajri i ndotur na dëmton shëndetin.Fjalë kyçe:mbeturina, ujëra të zeza, tymi i fabrikave, tymi i makinave.

