Page 70 - Demo
P. 70


                                    684.7 Dita dhe nata Toka rrotullohet rreth boshtit të saj. Ajo kthen nga Dielli herë njërën anë, herë anën tjetër.Në pjesën që ndriçohet nga Dielli është ditë. Në pjesën e pandriçuar është natë. Gjatë ditës, ne shohim Diellin lart në qiell. Prej dritës së tij dallojmë objektet rreth nesh dhe ngjyrat e tyre.Natën, qielli është i errët. Shpeshherë, shohim Hënën dhe yjet. Objektet nuk i shikojmë qartë dhe nuk i dallojmë dot ngjyrat e tyre.Ditë Natë Fjalë kyçe:ditë, natë, boshti i Tokës.
                                
   64   65   66   67   68   69   70   71   72   73   74