Page 74 - Demo
P. 74
Fjaloriajër – është një përzierje e gazrave që na rrethon gjatë gjithë kohës. Ne nuk mund ta shohim ajrin, por ne mund ta ndiejmë atë kur lëvizim ose kur fryn era. ajër i ndotur – ajër i cili ka në vete pluhur, rërë, e gaze të tjera të dëmshme. Ajri i ndotur krijohet nga fabrikat, makinat, por edhe nga ngjarjet natyrore si zjarret ose stuhitë e pluhurit.bie – lëviz lirisht nga një vend i lartë në një më të ulët.burime artificiale – burime që janë të krijuara prej njeriut.burim drite – vendi nga ku del drita.burime natyrore – burime që i përkasin natyrës dhe jo të krijuara prej njeriut.burim nxehtësie – vendi nga ku del nxehtësia.burime të drejtpërdrejta – burime që veprojnë pa ndihmën e të tjerëve.burime të tërthorta – burime që veprojnë me ndihmën e të tjerëve.burime tingulli – vendi nga ku del tingulli.det – hapësirë shumë e madhe me ujë.dridhen – lëkunden shumë shpejt.dritë – tërë rrezet dhe energjia që lëshon një trup, që kapet nga syri dhe e bën të dukshme çdo gjë mbi të cilën bie.dhè – pjesë toke, të cilën e punojmë për të mbjellë bimë.ecin – lëvizin me këmbë.fluturojnë – lëvizin në ajër me anë të krahëve.72

