Page 75 - Demo
P. 75
forcë – diçka që vepron mbi një trup.fushë – vend i sheshtë në natyrë, zakonisht i gjelbëruar.gaz – trup zakonisht pa ngjyrë e i padukshëm, që përhapet lehtë sikurse ajri.gjallesë – organizëm ose qenie e gjallë.gjendje agregate – është një mënyrë tjetër për të thënë gjendjen në të cilën ndodhet një substancë. Ekzistojnë tri gjendje kryesore agregate: e ngurtë, e lëngët dhe e gaztë.gjymtyrë – kështu quhen krahët dhe këmbët.hedhje – lëshim i diçkaje me forcë a me shpejtësi për ta larguar nga vetja.higjienë – përfshin masat dhe rregullat që zbatohen për të mbajtur pastër trupin dhe mjedisin.karburant – lëndë djegëse e lëngët (benzinë, naftë etj.), që përdorin makinat.kodër – pjesë toke e ngritur, por më e ulët se mali.lëkundje – lëvizje që përsëritet disa herë sa nga një anë në tjetrën.lëvizje – ndryshimi i vendndodhjes.lëvizje e drejtë – lëvizje sipas një vije të drejtë.lëvizje e lakuar – lëvizje sipas një vije të lakuar.liqen – pellg shumë i madh me ujë, i rrethuar nga të gjitha anët me tokë.lumë – rrjedhë natyrore uji, e madhe dhe e përhershme.lundron – lëviz mbi ujë duke përdorur mjete të përshtatshme.mal – vend shumë i ngritur mbi sipërfaqen e tokës.73

