Page 12 - Demo
P. 12
10Shiko peizazhin “Nata me yje” të piktorit Vinsent van Gog. Artisti ka përdorur lloje të ndryshme vijash, të cilat i ka realizuar nëpërmjet penelit. Identifiko vijat që janë përdorur për retë dhe yjet në qiell, vijat që janë përdorur për pemët, për malet dhe për shtëpitë. Në një fletë të bardhë, imito këto vija si në shembullin e dhënë.3. PEIZAZHIArtisti Vinsent van Gog, në vitin 1889, krijoi një nga veprat e tij më të bukura “Nata me yje”. Në këtë vepër, ndërthuret realiteti dhe imagjinata. Në pikturë, paraqitet një fshat i vogël poshtë një qielli të madh me yje. Vijat spirale të qiellit, vijat e valëzuara dhe ato të ndërprera i japin një ndjesi të fortë lëvizjeje peizazhit.

