Page 22 - Demo
P. 22
20Kujto ngjyrat primare. Lidh me shigjetë emrat e objekteve që përkojnë me secilën ngjyrë. deti lulëkuqja dielli limoni domatja banania dredhëza8. NGJYRAT PRIMARENjohuritë mbi ngjyrën na ndihmojnë të bëjmë zgjedhjet e duhura në punimet tona. Le të fillojmë me ngjyrat primare (parësore). Ngjyrat primare janë tri: e kuqja, e verdha dhe e kaltra. Këto ngjyra quhen primare, sepse janë ngjyrat e para dhe më të rëndësishmet. Nuk mund të përdorim asnjë përzierje me ngjyra të tjera për t’i përgatitur ato. Duke i përzier këto ngjyra, ne mund të krijojmë ngjyra të tjera.

