Page 47 - Demo
P. 47
KRIJIMI IMVlerëso krijimin tëndDiskuto me shokët dhe shoqet e klasës për mënyrën e realizimit të personazhit me letër. Mjetet e punës:letra me ngjyra, gërshërë dhe ngjitës.Shiko personazhin e gjelit të realizuar me letër. Ndiq hapat për të realizuar edhe ti personazhin e gjelit me letër me ngjyra.Nëpërmjet modelimit të letrës, mund të realizosh shumë personazhe të preferuara. Për të realizuar personazhin tënd, mund të zgjedhësh ngjyrat sipas dëshirës.• Mbi një fletë me ngjyrë të verdhë, vizato formën e konit, siç paraqitet në figurë.• Në hapësirën e mbetur te letra e verdhë, vizato dy krahët dhe dy këmbët.• Palos dy shirita të hollë letre, si në figurë, për këmbët.• Mbi fletën e kuqe, vizato lafshën e kokës dhe sqepin. Vizato dy rrathë të vegjël të bardhë për sytë dhe në mes të tyre vendos një pikë të zezë, si në figurë. • Pjesët e vizatuara priti me gërshërë dhe ngjiti, si në figurë.45Diana Beltran Herrera, “Zogu” 2012

