Page 48 - Demo
P. 48
46Imagjino veten duke qëndruar në anë të rrugës. Ndërkohë, drejt teje po vjen një makinë nga një distancë e largët. Ndërsa makina afrohet, ajo bëhet më e madhe. Pra, objektet më afër nesh do të jenë më të mëdha, kurse ato më larg, më të vogla.Vëzhgo kubet e dhëna në figurë dhe mënyrën se si janë paraqitur.21. HAPËSIRA Kubet janë paraqitur në hapësirë nëpërmjet përdorimit të perspektivës me një pikë. Çdo kub ka largësi të ndryshme nga syri ynë. Faqen e parë të çdo kubi e shohim me brinjë të barabarta, ndërsa brinjët dhe faqet e tjera të kubeve, duken gjithnjë e më të vogla, duke u larguar drejt pikës së ikjes.Perspektiva është një mjet që artistët e përdorin për të krijuar hapësirën në veprat e tyre të artit.

