Page 58 - Demo
P. 58
56Shiko imazhet ku paraqiten monumente të trashëgimisë kulturore dhe trashëgimisë natyrore të Kosovës.VENDI IM I BUKUR26.Kosova është e pasur me monumente kulturore dhe natyrore.Monumentet e kulturës janë ndërtime ose vepra me vlera historike e kulturore, të ngritura nga njeriu në periudha të ndryshme të historisë. Monumentet natyrore lidhen me tokën, mjedisin dhe natyrën. Përbëhen nga pemë, peizazhe apo lule të rralla. Këto pasuri, ne i kemi trashëguar nga të parët tanë dhe është detyra jonë të kujdesemi për ruajtjen e tyre. Monumente të trashëgimisë kulturore Muzeu etnografik,Gjakovë, shek. XIX.Kalaja e Harilaqit, Fushë-Kosovë, shek. IV-VI.Ura e vjetër e gurit, Prizren, fundi i shek. XV-fillimi i shek. XVI.Manastiri i Deçanit

