Page 62 - Demo
P. 62
60Shiko parkun e lojërave të paraqitur në figurë dhe disa nga lodrat që gjenden aty. Diskuto me shokët dhe shoqet e klasës për llojet e ndryshme të lodrave dhe për ato që ju pëlqejnë më shumë.PARKU I LOJËRAVE 28.Parku i lojërave është një vend shumë i dashur për fëmijët. Aty mund të argëtoheni duke kaluar kohën në mënyrë aktive. Lodrat e parkut kanë forma dhe ngjyra të shumëllojshme. Ato përshtaten edhe me mjedisin ku ndërtohen. Parku i lojërave mund të ndërtohet në një lagje, në pishina, por edhe në oborrin e shkollave dhe të shtëpive. Vendet e gjelbëruara janë të parapëlqyera për ndërtimin e tyre.

