Page 68 - Demo
P. 68


                                    66Shiko pikturën “Mikpritja”, të krijuar nga Adem Kastrati në vitin 1975. Trego se çfarë shikon në pikturë. Ku zhvillohet ngjarja? Përshkruajmjedisin dhe personazhet që sheh.31. MIKPRITJATë njohim piktorinAdem Kastrati (1930 – 2000) lindi në Karaçevë të Epërme afër Kamenicës. Studimet i kreu në Akademinë Pedagogjike të Arteve Figurative në Shkup, në vitin 1965. Adem Kastrati shquhet për stilin e tij të veçantë dhe për trajtimin e temave nga traditat, si dhe nga folklori shqiptar. Në pikturën e tij, elementi tradicional bëhet i dukshëm nga veshjet dhe mjedisi tradicional shqiptar.
                                
   62   63   64   65   66   67   68   69   70   71   72