Page 69 - Demo
P. 69
67Vlerëso krijimin tëndDiskutoni në klasë mbi pikturën “Mikpritja”, traditat dhe veshjet tradicionale shqiptare. Mjetet e punës:lapsa me ngjyra.Dy fjalë mbi veprënPiktura tregon një mjedis dimri në një fshat të Kosovës. Peizazhi është i mbuluar nga dëbora. Shtëpia është e tipit kullë, e rrethuar me mure të larta. Mullarët e barit janë të vendosur përreth murit të shtëpisë. Personazhet janë të veshura me veshje tradicionale shqiptare. Dallojmë tirqet dhe plisin e kokës. Piktura na tregon për një nga elementet e kulturës shqiptare, siç është ajo e mikpritjes. I zoti i shtëpisë ka dalë te porta, për të mirëpritur miqtë në shtëpinë e tij. Një nga anëtarët e familjes po pret drutë e zjarrit në oborr. Oxhakët e ndezur të shtëpisë tregojnë për pritjen e ngrohtë.Vizato edhe ti një personazh të veshur me tirqe, duke u mbështetur te piktura “Mikpritja”.

