Page 73 - Demo
P. 73
71Në të dyja pikturat paraqitet nga një treshe me muzikantë, që rrinë përballë me shikuesin.Në pikturën e Pikasos ekzistojnë vetëm dy instrumente muzikore: një klarinetë dhe një kitarë. Muzikanti i tretë duket të jetë një këngëtar që mban fletë muzike. Në pikturën e Erbes, të tre muzikantët janë të rrethuar nga pesë instrumente: trombon, daulle, fizarmonikë, dajre dhe një klarinetë.Klarineta ndodhet te të dyja pikturat.Në pikturën e Pikasos shfaqet hija e një qeni, mbas muzikantit me klarinetë. Në pikturën e Erbes nuk ka kafshë.Ngjyrat kafe, e kaltër dhe portokalli janë përdorur në të dyja pikturat.Muzikantët e Pikasos duket se mbajnë maska që mbulojnë sytë.Muzikantët e Erbes gjithashtu i kanë sytë të mbuluar, të dukshme si syze dielli.Plotëso tabelën e mëposhtme.Të veçantat e pikturës “Tre muzikantët” Të përbashkëtat e dy pikturave Të veçantat e pikturës “Muzikantët e xhazit”

