Page 75 - Demo
P. 75
73• Pikturat kanë të përbashkët temën: atë të zogjve.• Në pikturën me titull “Çerdhja” paraqitet një nënë me zogjtë e vegjël, në çerdhen e tyre, në natyrën e egër. Në pikturën me titull “Pëllumbat” zogjtë paraqiten në kafaze. Çerdhja e tyre nuk është më natyra e egër, por kafazet e krijuara nga njerëzit, enkas për pëllumbat. • Në pikturën “Çerdhja” shohim vetëm një familje zogjsh, nënën dhe fëmijët. Ndërsa në pikturën “Pëllumbat” duket të ketë shumë familje. Pothuajse në çdo kafaz/çerdhe ka pëllumba. Diku ata janë vetëm, diku dyshe e diku duket ndonjë vezë zogu e paçelur.• Në pikturën “Çerdhja”, ndihet rreziku që ekziston në botën e egër. Zogjtë janë fare të vegjël dhe nëna e tyre duket mbrojtësja e vetme përballë këtij rreziku. Në pikturën “Pëllumbat” ndihet qetësia, pra nuk ka rrezik. Të krijohet ndjesia sikur pëllumbat janë mirë dhe të mbrojtur. Plotëso tabelën e mëposhtme.Të veçantat e pikturës “Çerdhja”Të veçantat e pikturës “Pëllumbat” Të përbashkëtat e dy pikturave

