Page 76 - Demo
P. 76
FJALORIarti parahistorik – krijimtaria njerëzore në periudhën më të hershme të njerëzimit.flamastera – mjete pune në fushën e artit figurativ, të cilat përbëhen nga maja dhe nga një depozitë që mban ngjyrën e lëngët.ilustrimet – vizatim, skicë a fotografi që jepet në një revistë, libër etj., për ta bërë përmbajtjen më të qartë, më të kuptueshme.kontrasti i ngjyrave – ndryshimi midis nuancave të ngjyrave.laps me ngjyrë – mjet për të vizatuar dhe ngjyrosur, i cili përbëhet nga ngjyra e mbështjellë me një mbulesë prej druri.monumentet e kulturës – ndërtime ose vepra me vlera historike e kulturore, të ngritura nga njeriu në periudha të ndryshme të historisë dhe të trashëguara brez pas brezi.monumentet natyrore – përbëhen nga pemë, peizazhe, lule a krijesa të tjera të rralla, të cilat kanë vlerë dhe ruhen në mënyrë të përhershme.ngjyrat primare – ngjyrat parësore ose ngjyrat themelore që përdoren në artin figurativ.ngjyrat sekondare – ngjyrat dytësore, të cilat përftohen nga përzierja e ngjyrave parësore.peizazhi – është gjini e pikturës. Ai paraqet pamje të natyrës, si malet, luginat, pemët, lumenjtë dhe pyjet, por edhe pamje ku natyra lidhet me objekte të ndërtuara nga dora e njeriut, si fshati apo qyteti.pika e ikjes – pika në të cilën vijat paralele duken sikur bashkohen.

