Page 77 - Demo
P. 77
plis – kësulë ose qeleshe, pjesë e veshjes tradicionale të burrave.portreti – është gjini e artit figurativ, që paraqet një subjekt njerëzor. Portreti mund të realizohet në teknika të ndryshme, si në ato të pikturës, të vizatimit dhe të skulpturës.silueta – vijat anësore të një trupi, që duket jo shumë qartë nga larg.sipërfaqja në natyrë – sipërfaqe që krijohet nga përsëritja e elementeve.sipërfaqja në punimet artistike – mund të realizohet duke përsëritur vija, forma dhe shenja të ndryshme.skulptura – vepër arti që prodhohet duke gdhendur ose modeluar materiale si: guri, druri, balta etj. tavaloca – një nga mjetet e punës së piktorit. Në të, piktori vendos ngjyrat dhe i përzien me ndihmën e penelit.teknika e temperës – teknikë në pikturë. Ngjyrat e temperave, ashtu si akuarelet, janë të tretshme në ujë.tirqe – pantallona prej shajaku, pjesë e veshjes tradicionale të burrave.tonaliteti i ngjyrave – efekti që krijohet nga përzierja në sasi të ndryshme e dy ngjyrave. vëllimi – pjesa e hapësirës që zë një trup.vija e horizontit në vizatim ose në pikturë – vija ku toka ose sipërfaqja e ujërave takohet me qiellin.

