Page 10 - Demo
P. 10
Mësimi 2 Ndihmojmë njëri-tjetrinNë mjedisin ku jetojmë, secili prej nesh duhet të japë ndihmën e vet. Kjo mund të bëhet në shumë forma, për shembull, nëpërmjet vullnetarizmit.Vullnetarizëm do të thotë të ndihmosh në bazë të mundësive që ke.Edhe ne mund të bëhemi vullnetarë, duke ndihmuar njerëzit në nevojë ose kafshët e pambrojtura. Kështu, në raste fatkeqësish natyrore, shumë fëmijë mund të kenë nevojë për ushqime dhe veshmbathje. Ndihma që mund t’u japim atyre, vërtet do të jetë e vogël, por me shumë vlerë. Po ti, çfarë do t’i jepje një moshatari në nevojë? Besa po luan për skuadrën tonë. Mësuesi/mësuesja na këshillon që t’i falim sa më shumë dashuri, ta ndihmojmë dhe ta respektojmë.Fjalë kyçe:ndihmoj, vullnetarizëm, me aftësi të veçanta.Ndihma ime do të jetë:TEMA RAPORTET NDËRMJET INDIVIDIT DHE SHOQËRISË18

