Page 12 - Demo
P. 12


                                    Fjalë kyçe:të drejta, detyra, përgjegjësi, sjellje. Mësimi 3 Të drejtat dhe detyrat e miaUnë quhem Valbona dhe jam nxënëse në klasën e tretë. Shtëpia ime ndodhet pranë shkollës.Si çdo fëmijë, edhe unë kam të drejtën e jetës, të mendimit e të fjalës, të drejtën për arsim, të drejtën për të gëzuar shëndet të plotë. Krahas tyre, kam të drejtën e pjesëmarrjes në veprimtari të ndryshme fizike. Kjo është mjaft e rëndësishme për mua, sepse lidhet drejtpërsëdrejti me mirëqenien e shëndetit fizik dhe mendor. Pranë shkollës ndodhet një kënd sportiv. Aty luaj përditë me shokët/shoqet e mia. Të gjithë fëmijët duhet të trajtohen me respekt, dashuri dhe në mënyrë të barabartë. Krahas të drejtave, ata kanë edhe përgjegjësi.TEMA RAPORTET NDËRMJET INDIVIDIT DHE SHOQËRISË110
                                
   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16