Page 21 - Demo
P. 21
Provo veten1. Përshkruaj disa shenja që tregojnë mbilodhje.2. Trego një rast kur je ndier shumë i/e lodhur gjatë lojës. Çfarë bëre?Kur luajmë për një kohë të gjatë, mund të kemi edhe ndjesinë e të vjellit, dhimbje koke, ndaj ndërprerja e aktivitetit është e domosdoshme.Disa rregulla të rëndësishmeNë pushimin e lojës apo të stërvitjes, qëndroni në një vend të freskët dhe çlodhuni. Gjatë kësaj kohe, këshillohet të pini ujë në temperaturën e ambientit. Pushimi gjatë lojës është i domosdoshëm, sepse ju ndihmon të dilni me rezultate të mira dhe të shmangni ndonjë dëmtim të mundshëm. Për t’u ruajtur nga dëmtimet, zbatoni çdo udhëzim që jep mësuesi/ja. 19EDUKATË FIZIKE, SPORTET DHE SHËNDETI 3

