Page 24 - Demo
P. 24
Siguria gjatë veprimtarive fizikeMësimi 4Fjalë kyçe:siguri, problem shëndetësor, dëmtim, zbatim rregullash, pajisje mbrojtëse. Të ushtrohesh i sigurt do të thotë të kryesh veprimtari fizike pa pësuar dëmtime apo probleme shëndetësore. Për këtë duhet të mësojmë dhe të ndjekim çdo udhëzim në lidhje me përdorimin e pajisjeve mbrojtëse. Të tilla janë mbrojtëset e gjunjëve dhe të bërrylave, atletet përkatëse, syzet dhe kapuçi (për notin) etj. Nëse i përdorim këto pajisje gjatë stërvitjeve apo lojërave të ndryshme, shëndeti ynë do të jetë më i sigurt. Disa udhëzime të dobishme për pjesëmarrjen në lojë: - Lëndimet në aktivitet fizik dhe sportiv përfshijnë muskujt dhe eshtrat. Ngrohja ose nxemjaPërpara se të filloni lojën, bëni një vrap të lehtë, me qëllim që të nxeheni disi. Më pas kryeni disa ushtrime gjimnastikore. TEMA KUJDESI DHE REAGIMI NË SITUATA RREZIKU222

