Page 31 - Demo
P. 31


                                    Ecja, vrapimi dhe kërcimi më kalitin jo vetëm trupin, por edhe mendjen. Sporti na ndihmon të jemi edhe nxënës shembullorë.Gjatë lojës ose garës duhet të vrapojmë, jo të ecim. Edhe vrapimi kryhet me shpejtësi të ndryshme dhe drejtime të ndryshme. Mësuesi/mësuesja jep komandën për të vrapuar djathtas ose majtas.Mësuesi/mësuesja jep sinjalin për të vrapuar lehtë, mesatarisht shpejt apo shumë shpejt. Kërcimi është një tjetër formë zhvendosjeje. Ne mund të kërcejmë lart, majtas, djathtas, para, prapa; mund të kërcejmë kaluçin apo pengesa të ndryshme. Provo veten1. Kryej në shtëpi disa nga ushtrimet fizike që ke mësuar deri tani. 2. Pyet prindërit nëse dinë ndonjë valle apo lojë popullore, ku mund të kërcesh ose të vraposh.3. Praktikoni kërcim mbi pengesa të ndryshme, apo kërcim kaluçi me shokun/shoqen.29EDUKATË FIZIKE, SPORTET DHE SHËNDETI 3
                                
   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35