Page 32 - Demo
P. 32


                                    Gjimnastika, atletika dhe cirkuiti Mësimi 3Sportet individuale janë sporte ku garon i vetëm, pa qenë pjesë e ndonjë skuadre. Sporte të tilla janë: garat individuale gjimnastikore, garat atletike, rrëshqitja me ski, noti, çiklizmi etj.Gjimnastika përfshin shumë ushtrime dhe lëvizje. Nëpërmjet saj mësojmë të ecim në forma të ndryshme, të zvarritemi, të rrokullisemi me trupin shtrirë, të rrotullohemi etj. Ata që ushtrohen me gjimnastikë që në vogëli, janë më të shëndetshëm dhe kanë më shumë arritje në sporte të tjera.Kapërdimet para-prapa, vertikalja, ylli, ura, sparkata etj., quhenelemente gjimnastikore. Ushtrimet gjimnastikore janë përdorur që në lashtësi. Sot praktikohen lloje të ndryshme të gjimnastikës, siç janë:- gjimnastika sportive, ku kryhen ushtrime në paralele, ushtrime në tra ekuilibri, ushtrime të lira, kërcim kaluçi etj. Fjalë kyçe:gjimnastikë, zvarritem, eci, rrokullisem, atletikë, vrapim, hedhje, kërcime, cirkuiti.TEMA ELEMENTET THEMELORE TË GJIMNASTIKËS, ATLETIKËS330
                                
   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35   36