Page 44 - Demo
P. 44
Loja “Imitoj lëvizjet e kafshëve” Mësimi 4Kafshët ndryshojnë ndërmjet tyre për nga madhësia, mënyra si ushqehen, mjedisi ku jetojnë etj. Gjithashtu, ato lëvizin në mënyra të ndryshme. Imitimi i këtyre lëvizjeve na ndihmon jo vetëm të stërvitim muskujt, por edhe të zhvillojmë imagjinatën. Përmes kësaj loje mësojmë të mbajmë ekuilibrin, të lëvizim shpejt apo ngadalë në sipërfaqe të ndryshme, të rrëshqasim, të zvarritemi etj. Kërcej si bretkosë. Këtë lojë mund ta zhvilloni edhe duke mbajtur një top. Fjalë kyçe:lëvizje, imitim, muskuj, ekuilibër, zvarritje.Kërcej si bretkosëEci si patëZvarritem si kërmillLOJËRAT ELEMENTARE TEMA442

