Page 53 - Demo
P. 53


                                    Provo veten1. E vërtetë (V) apo e gabuar (G)? V G- Uji është rregullator i temperaturës së trupit. - Kur luani, duhet të pini sa më pak ujë.- Djersitja nuk është e dobishme për trupin.2. Si duhet të jetë temperatura e ujit që pimë, kur luajmë ose bëjmë ushtrime fizike?Kur në trup mungon sasia e mjaftueshme e ujit, fillon etja dhe kalohet në dehidratim. Kjo ndodh zakonisht kur luajmë shumë apo kur bën nxehtë. Ne mund të ndiejmë lodhje, dhimbje koke, rrahje të shpejta të zemrës, tharje të buzëve dhe të gojës, djersitje, por mbi të gjitha, etje. Nëse do të praktikoni sport apo lojëra të tjera, do të keni nevojë të konsumoni më shumë ujë. Pini ujë para, gjatë dhe në fund të lojës. Shumica e proceseve që ndodhin në trupin tonë, janë të lidhura ngushtë me ujin. Pa ujë nuk ka jetë.51EDUKATË FIZIKE, SPORTET DHE SHËNDETI 3
                                
   47   48   49   50   51   52   53   54   55   56   57