Page 55 - Demo
P. 55
Perimet dhe frutat janë miqtë më të mirë të fëmijëve. Ato duhet të lahen me ujë të pastër e të bollshëm. Para ngrënies, lajmë duart me ujë dhe sapun. Aktiviteti fizik gjallëron dhe forcon trupin tonë. Kur luajmë, trupi ka nevojë për vitamina dhe kripëra minerale shtesë.Ushqimi që përgatitet në shtëpi, është më i shëndetshëm se çdo ushqim tjetër. Disa udhëzime të nevojshmePini ujë vazhdimisht, sidomos kur luani. Gota ose shishja e ujit duhet të jetë personale. Tregoni kujdes për higjienën, si tek uji, ashtu edhe tek ushqimet. Trupi ynë ka nevojë për fruta, perime, drithëra, vezë, qumësht, djathë etj. Nuk duhet të dilni nga shtëpia pa ngrënë mëngjes. Ushqimi i jep trupit energjinë e duhur për ta nisur ditën mbarë.Provo veten1. Përshkruaj ushqimin që ha zakonisht në mëngjes. Si mendon, a është i shëndetshëm ai? Pse?2. Përgatit regjimin tënd javor me ushqime të shëndetshme. Për cilin ushqim të vjen keq që nuk mund ta përfshish aty? Pse? 53EDUKATË FIZIKE, SPORTET DHE SHËNDETI 3

