Page 58 - Demo
P. 58


                                    Shpeshherë, mikrobet apo parazitët që hyjnë në trupin tonë, shkaktojnë sëmundje të ndryshme. Disa prej këtyre sëmundjeve janë ngjitëse, pra kalojnë nga një person te tjetri. Kur temperaturat e mjedisit ndryshojnë, shtohen mundësitë për t’u sëmurur me grip. Ata që sëmuren më shpesh janë fëmijët dhe të moshuarit.Gripi shkaktohet nga virusi i gripit. Ky është një mikroorganizëm, të cilin mund ta shikojmë vetëm në mikroskop. Zakonisht, të sëmurët me grip kanë ethe, temperaturë, dhimbje koke dhe ndihen të pafuqishëm. Në rast se me kalimin e kohës temperatura nuk ulet, këshillohet një vizitë te mjeku pediatër. Mësimi 1 Rreziku nga sëmundjetFjalë kyçe:sëmundje, temperaturë, i pafuqishëm, dhimbje koke, aktivitet fizik.Disa masa për të përballuar gripinNëse mjeku ju thotë se keni grip, filloni të ndërmerrni këta hapa:- pushoni dhe konsumoni sa shumë lëngje frutash, ujë, supë pule etj;- merrni ilaçin që ju japin prindërit;- kujdesuni më tepër për higjienën tuaj personale dhe për mjedisin rreth jush (klasë, shtëpi, park lojërash).TEMA656SHËNDETI DHE KUJDESI NË PËRDORIMIN E BARNAVE
                                
   52   53   54   55   56   57   58   59   60   61   62