Page 60 - Demo
P. 60
Shkaku kryesor i disa sëmundjeve janë bakteret. Bakteret janë mikroorganizma të formuara nga një qelizë, të cilat mund të mbijetojnë në ambiente të ftohta dhe të nxehta. Ato mund të gjenden mbi apo brenda pothuajse çdo materiali, apo jetojnë në vende si: toka, uji, ajri si dhe tek organizmi i njeriut dhe i kafshëve. Në trupin tonë gjenden baktere të mira dhe baktere që rrezikojnë shëndetin. Bakteret e mira ndihmojnë në tretjen e ushqimit dhe luftojnë bakteret e dëmshme. Këto të fundit shkaktojnë sëmundje si, pneumonia, sinuset, salmonella, infeksione të veshëve, syve, helmime, sëmundje lëkure etj.Në raste të tilla duhet të shkojmë për vizitë te mjeku përkatës. Zakonisht, për eliminimin e këtyre baktereve të dëmshme përdoren antibiotikët. Përdorimi me kujdes i barnaveMësimi 2Fjalë kyçe:barna, sëmundje, shërim, recetë, mjek, helmim.TEMA658SHËNDETI DHE KUJDESI NË PËRDORIMIN E BARNAVE

