Page 64 - Demo
P. 64


                                    Fëmijët janë shumë kureshtarë për botën që i rrethon. Çdo gjë është në lëvizje. Shkencëtarët kanë zbuluar se Toka lëviz rreth vetes, për rrjedhojë formohet dita dhe nata. Toka lëviz edhe rreth Diellit. Nga kjo lëvizje krijohen stinët e vitit. Pranvera është stina e luleve. Moti fillon dhe ngrohet, ndaj njerëzit vishen më lehtë. Kur luajmë, duhet të veshim rroba sportive prej pambuku dhe atlete të lehta.Vera është stina më e nxehtë e vitit. Shumë nga ne shkojnë për pushime në bregdet. Për t’u mbrojtur nga rrezet e dëmshme të diellit, lyejmë fytyrën dhe trupin me kremin kundër djegies. Mësimi 4 Vishemi sipas stinësFjalë kyçe:stinët, toka, Dielli, pranvera, vera, vjeshta, dimri, veshje, lojëra, sëmundje.TEMA662SHËNDETI DHE KUJDESI NË PËRDORIMIN E BARNAVE
                                
   58   59   60   61   62   63   64   65   66   67   68