Page 65 - Demo
P. 65


                                    Noti është një sport i bukur, që të zhvillon trupin dhe e mban atë të shëndetshëm. Kur shkojmë në plazh, veshim rroba banje dhe me ndihmën e prindërve mësojmë të notojmë. Vjeshta është stina kur bien gjethet dhe moti freskohet. Njerëzit fillojnë të vishen me rroba pak më të trasha. Kur luajmë, duhet të veshim kostume sportive të lehta. Dimri është stina më e ftohtë e vitit, ndaj të gjithë vishemi trashë. Fëmijët e duan dimrin se luajnë me topa bore. Në dimër, për shkak të uljes së temperaturave, njerëzit mund të sëmuren nga gripi. Prandaj këshillohet të hanë sa më shumë fruta e perime që përmbajnë vitaminën C, si dhe të pinë sa më shumë lëngje. Po kështu, ata duhet të merren me aktivitet fizik, për shembull: të ecin ose të vrapojnë në ajër të pastër, të bëjnë gjimnastikë, aerobi etj. Provo veten1. Çfarë sporti kryhet në dëborë? Po në ujë?2. Përshkruaj si vishesh gjatë stinës së verës? Pse?63EDUKATË FIZIKE, SPORTET DHE SHËNDETI 3
                                
   59   60   61   62   63   64   65   66   67   68   69