Page 68 - Demo
P. 68
Mjedis quhet gjithçka që na rrethon.Të gjithë jemi të lidhur ngushtë me mjedisin ku jetojmë. Ne ndikojmë te mjedisi e për rrjedhojë, edhe ai ndikon te ne. Sa më i pastër të jetë mjedisi, aq më të shëndetshëm do të jemi. Në zona apo vende të ndryshme ka një shumëllojshmëri gjallesash dhe jogjallesash, pra themi se ka biodiversitet. Në mjedisin tonë gjenden bimë, kafshë, burime ujore, pasuri nëntokësore (minerale) e plot të mira të tjera, ndaj duhet të kujdesemi për të. Mësimi 1 Mjedisi rreth neshFjalë kyçe:mjedis, gjallesë, pastër, biodiversitet, ndotje, papastërti, jetë, sëmundje.Detyra jonë kryesore është ruajtja e burimeve natyrore dhe e mjedisit në tërësi. Toka njihet ndryshe si “planeti i ujit”, sepse rreth 70% e sipërfaqes së saj përbëhet nga uji. Mungesa e higjienës së duhur është shkaku kryesor i ndotjes së ujit me mikroorganizma.MJEDISI, LOJA DHE SHËNDETITEMA766

