Page 71 - Demo
P. 71
Provo veten1. E vërtetë (V) apo e gabuar (G)? V G- Mbeturinat mund t’i hedh kudo.- Pastërtia e mjedisit na mban larg sëmundjeve dhe infeksioneve.- Ujin e pijshëm nuk e kursej, sepse ka burime plot.- Unë jam fëmijë, ndaj nuk kam përgjegjësi për mbrojtjen e mjedisit.2. Sill një shembull që tregon ndotjen e mjedisit në zonën ku banon.Kur luajmë apo stërvitemi, duhet të tregojmë kujdes për mjedisin duke e mbrojtur nga dëmtimet dhe papastërtitë. Përgjegjësi për mbrojtjen e mjedisit nga ndotja apo nga shkatërrimi kam edhe unë. ■ I hedh mbeturinat në vendin e duhur. ■ Mbaj pastër klasën, shkollën dhe ambientin ku jetoj. ■ Nuk e shpërdoroj ujin e pijshëm. ■ Nuk e lë ndezur dritën pa qenë nevoja. ■ Bashkë me shokët e mi pastrojmë vendin ku luajmë.■ Ne përdorim qese tekstili gjatë blerjeve.■ Prindërit e mi e përdorin shpesh biçikletën. 69EDUKATË FIZIKE, SPORTET DHE SHËNDETI 3

