Page 8 - Demo
P. 8
Fjalë kyçe:rregulla, emocion, bashkëveprim, arbitër, pozitiv, trajner, respekt.■ Gjatë lojës apo garës nuk përdoren fjalë fyese. ■ Prisni me durim radhën tuaj dhe mos u ndikoni nga emocionet. ■ Mos e shtyni shokun/shoqen.■ Vlerësoni lojtarët e tjerë të skuadrës për cilësitë e tyre. ■ Respektoni kundërshtarin. ■ Zbatoni me korrektësi çdo udhëzim. ■ Mbani pastër ambientin dhe mjetet e lojës. ■ Dëgjoni me vëmendje këshillat e mësuesit/es dhe të prindërve.Rregullat dhe respekti gjatë lojësMësimi 1Rregullat e lojës:Nëse duam që të tjerët të na respektojnë, atëherë duhet t’i respektojmë edhe ne. Këtë duhet të kemi parasysh edhe kur luajmë me shokët e shoqet. Në sport ka rregulla, të cilat duhet të zbatohen nga të gjithë. Respektimi dhe zbatimi i tyre e bëjnë lojën më të bukur. Krahas lojtarëve, arbitrit dhe trajnerit, rregullat duhen zbatuar edhe nga tifozët në stadium. Edhe në palestrën e shkollës apo në mjedise të tjera sportive, veprohet në bazë të rregullave. TEMA RAPORTET NDËRMJET INDIVIDIT DHE SHOQËRISË16

