Page 80 - Demo
P. 80
Rregullat e lojës:Mësimi 7 Loja “Rrëmbimi i shamisë”Kjo lojë zhvillohet në mjedis të hapur. Lojtarët ndahen në dy skuadra dhe vendosen përballë njëri-tjetrit. Secili nga lojtarët e një skuadre ka numër të njëjtë me një lojtar/e të skuadrës tjetër. Sapo mësuesi/ja thotë numrin, dy lojtarë/e me të njëjtin numër vrapojnë për të marrë shaminë, e cila mbahet nga një lojtar/e tjetër, në largësi të njëjtë nga të dyja skuadrat. Lojtari/ja që e rrëmben shaminë dhe arrin te skuadra e tij pa u kapur nga kundërshtari/ja, është fitues dhe merr një pikë. Fiton skuadra që grumbullon më shumë pikë. ■ Dëgjoni me vëmendje komandat që jepen gjatë lojës. ■ Sapo të dëgjoni numrin tuaj, vraponi për të marrë shaminë. ■ Me të marrë shaminë, vraponi shpejt, që të mos ju kapë kundërshtari.Fjalë kyçe:rrëmbim, shami, komandë, kundërshtar, vrapoj.MJEDISI, LOJA DHE SHËNDETITEMA778

