Page 74 - Demo
P. 74
FJALORIbllokflaut - instrument frymor që ngjan me fyellin.çelës Soli - simbol muzikor që vendoset në fillim të pentagramit.dirigjent/e - personi që organizon dhe drejton instrumentistët apo këngëtarët gjatë një koncerti.karakter muzikor - veçori e këngës ose melodisë.kastanjetë - instrument që përbëhet nga dy kapakë të rrumbullakët metalikë, që vendosen në gishtin tregues dhe gishtin e madh, dhe përplasen.kompozitor - personi që krijon vepra muzikore, ai që kompozon.ksilofon - vegël muzikore, që përbëhet nga disa pllakëza druri me madhësi të ndryshme, të cilat i godasim me dy çekanë të vegjël për të nxjerrë tinguj.maraka - instrument prej druri, brenda të cilit gjenden guralecë që krijojnë tinguj nga tundja.ngjarje - një dukuri konkrete që po ndodh në skenë, gjatë një pjese muzikore a teatrale. notë - simbol muzikor që tregon lartësinë e zërit.notë muzikore - simbol që tregon gjatësi dhe lartësi të tingujve, e rrumbullakët, me ose pa bisht, që i vendoset lart ose poshtë.oratorio - vepër muzikore që këndohet dhe luhet me instrumente.pentagram - pesë vija paralele të hequra horizontalisht, me largësi të barabartë njëra nga tjetra, së bashku me të katër hapësirat që formohen midis tyre, në të cilën shkruhen notat dhe shenjat e tjera muzikore.pjata - instrument muzikor me goditje, në dy pjesë metalike që përplasen e lëshojnë tinguj, sipas ritmit që shoqëron.pushim - simbol muzikor që përdoret në muzikë.simfoni - vepër muzikore që luhet nga orkestra.tarantelë - valle popullore italiane me ritëm të shpejtë.

