Page 14 - Demo
P. 14


                                    12LEXOJMËGjuhë shqipe 3Kuzhina e magjistarëveKuzhina ishte e vogël dhe e mbushur plot me orendi, sa s’kishe ku të vije rrotull. Në mes ishte një tryezë e vjetër druri dhe disa karrige rreth e qark. Harri u ul buzë njërës prej tyre, duke hedhur sytë rreth e rrotull. Ishte hera e parë që ndodhej në një shtëpi magjistarësh.Sahati, në murin përballë, kishte vetëm një akrep dhe ishte pa numra. Në fushën e tij qenë shkruar, për shembull: “Është koha për të gatitur çajin”, “Koha për t’u dhënë pulave të hanë”, apo “Je vonë”. Mbi vatër, ishin grumbulluar mbi njëri-tjetrin libra me tituj si “I bëni magji djathit tuaj”, “Magjia e furrës”, “Bankete në një minutë”: kjo po që është magji!Dhe po të mos i bënin veshët Harrit, radioja e vjetër pranë pjatalarëses sapo lajmëroi se do të transmetohej ora e magjisë, me magjistricën Sillestinë Uorbek. Argëtim të këndshëm!Xh. Rouling, Harry Potter dhe dhoma e sekreteve1 Lidh me shigjetë fjalën me kuptimin e saj, sipas shembullit të dhënë.orendi përgatitur.magjistarë vendi rrëzë oxhakut.sahati gosti që shtrohet për nder të dikujt.gatitur sende e pajisje të mëdha të lëvizshme.vatër ata që bëjnë magji.banket vegla e posaçme për të matur kohën.2 Plotëso përgjigjet:Për çfarë flitet në këtë pjesë? ________________________________________Çfarë orendish ndodheshin në kuzhinën e magjistarëve? _____________________Si ishte sahati? _________________________________________Ç’tituj kishin librat mbi vatër? ______________________________________Po radioja çfarë transmetonte? ______________________________________3 Shëno me ✓.Kuzhina e përshkruar në këtë pjesë është:  si gjithë kuzhinat e tjera; kuzhina e një familjeje magjistarësh.4 Nënvizo në tekst fjalët që na ndihmojnë të kuptojmë pozicionin e objektevenë kuzhinë.Kur përshkruajmë një ambient përdorim fjalë që tregojnë pozicionin e objekteve në hapësirë. P.sh.: Librin e përrallave e vendosa pranë televizorit.
                                
   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18