Page 24 - Demo
P. 24


                                    22LEXOJMËGjuhë shqipe 3Më dinakja ndër dhelpratNjë dhelpër ra në një çark dhe, në përpjekje për t’u çliruar, i mbeti bishti në të. Qau nga dhimbja dhe pastaj u fsheh sepse i vinte turp të dilte para kafshëve e katandisur ashtu. Por dhelpra nuk donte të rrinte ashtu e fshehur jetë e mot. Atëherë mendoi t’ua mbushte mendjen dhelprave të tjera ta imitonin, në mënyrë që fatkeqësia e saj vetjake të mos binte më në sy.Mblodhi tërë shoqet dhe u përpoq t’u shpjegonte se, në të vërtetë, bishti nuk u hynte aspak në punë dhe ishte thjesht një barrë e kotë.– Këshilla më e mirë që mund t’ju jap, – tha, – është që ta prisni.– Ti na i thua këto e shtyrë thjesht nga interesi yt! – u hodh një nga dhelprat e pranishme. – Pra, këshilla që po na jep nuk është e sinqertë dhe ne nuk e pranojmë.1 Shëno me ✓ ose me ✗.Dhelpra ra në çark. Ajo u largua me lehtësi prej çarkut. Dhelpra qau nga dhembja e bishtit. Ajo u fsheh për gjithë jetën nga turpi që nuk kishte më bisht. Dhelpra u mbushi mendjen shoqeve që bishti ishte i panevojshëm.Ajo i këshilloi shoqet që ta prisnin bishtin. Shoqet ndoqën këshillën e saj. 2 Plotëso përgjigjet:Si mendon se vazhdon përralla? _____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________Cila ishte më dinakja ndër dhelprat? __________________________________________________________3 Cili është mesazhi i kësaj përralle? Shëno me ✓. Jo gjithnjë këshillat jepen në mirëbesim dhe pa ndonjë paramendim të lig. Ne duhet të ndjekim gjithmonë këshillat e të tjerëve.
                                
   18   19   20   21   22   23   24   25   26   27   28