Page 28 - Demo
P. 28


                                    Gjuhë shqipe 34 Emrat e mëposhtëm mashkullorë ktheji në emra të gjinisë femërore.mësues shitës fshatar hero mjek infermier5 Emrat e mëposhtëm femërorë ktheji në emra të gjinisë mashkullore.shoqe këngëtaremësuese gazetaredrejtoreshë doktoreshë6 Gjej dy emra të gjinisë femërore dhe dy emra të gjinisë mashkullore. Përdori ata në fjali._____________________________________________ __________________________________________________________________________________________ _____________________________________________7 Lexo tekstin dhe nënvizo vetëm emrat e gjinisë femërore.Princi i vogël, i cili po ndiqte lindjen e gonxhes së parë, e ndjente se do të shikonte një spektakël madhështor. Lulja nuk nxitonte të çelte, kërkonte ta përgatiste të plotë bukurinë e saj në dhomën e gjelbërt ku ishte mbyllur. Aty brenda ajo zgjidhte me kujdes ngjyrat e saj. Vishej ngadalë, rregullonte një nga një petalet e saj. Nuk donte të dilte e zhubrosur si lulekuqet. Kërkonte të shfaqej me tërë rrezatimin e bukurisë së vet. Eh! Po, ishte shumë nazelie! Veshja dhe stolisja e saj kishte zgjatur, pra ditë me radhë. Dhe pastaj, një mëngjes, pikërisht në orën e lindjes së diellit, ajo kishte shpërthyer. (A. E. “Princi i vogël”)Shkruaji emrat e gjinisë femërore.8 Lexo tekstin dhe nënvizo vetëm emrat e gjinisë mashkullore.Bregu i detit qe mbushur me njerëz që shëtitnin. Dielli lëshonte mbi sipërfaqe me dhjetëra vezullime verbuese që ngjanin si flutura të arta në lëvizje të pandërprerë. Tutje, në thellësi kishin dalë disa barka peshkatarësh. Një traget i madh po i afrohej portit me një pamje hijerëndë.(V. C. “Lamtumirë guaska ime”)Shkruaji emrat e gjinisë mashkullore.26
                                
   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32