Page 38 - Demo
P. 38
36LEXOJMËGjuhë shqipe 3Si ta gjesh kohën?Ankohet: koha më iku shpejt.Si ta gjesh kohën kur të humbet?O, ç’u harrua pas lodrash TikuO s’e pa kohën se si i ikuAs nuk lexoi. S’hodhi një rresht.Si ta gjesh kohën kur të humbet?Tik-tak... Ngadalëz të lutem, ose,S’më sheh ç’detyra kam për në shkollë?Tik-tak... Akrepat me kohën ecin.Tik…Tiku, ç’lutesh, ata s’të presin.Tik… mund të dremisë nga lodhja ora,S’di të pushojë të çlodhet koha.Koha shpejton udhës së vet.Në di ta ndjekësh mik do të të ketë!Xhevat Beqaraj1 Shëno me ✓ përgjigjen e saktë.Tiku ankohet, sepse: koha iku shpejt; koha iku ngadalë.Tiku u harrua pas: mësimeve; lodrave.Tiku iu lut kohës që: ta priste; të ngadalësonte ritmin.Tiku kuptoi se koha: nuk çlodhet kurrë; ndalon herë pas here.2 Cila nga fjalët e urta ka lidhje me vjershën? Koha është flori. Kush ka një mik ka një thesar.

