Page 56 - Demo
P. 56
54LEXOJMËGjuhë shqipe 3NJË SHOK LARAMAN1234567891011121314151617181920212223242526272829‒ Dëng! Dëng! Dëng! ‒ dëgjoheshin putrat e kangurëve që kërcenin në fushë. Ata kërkonin mes shkurreve të thata ndonjë barishte që mund të hahej. Mes kësaj potereje, në ajër u ngrit një re e madhe tymi. Vetëm se u desh ca kohë që ndonjë vesh veçanërisht i ndjeshëm të dallonte një tingull të ri. Ishte: Ding! Dong! Dindong! Dongding!Kush stononte? Ja tek ishte! Një kangur që nuk e kishin parë më parë, i cili jo vetëm që nuk kërcente me ritmin e duhur, por kishte edhe një gëzof të çuditshëm bojëlajthie, të stërpikur me njolla të mëdha më të çelëta.Për ta vështruar më mirë, kangurët me gëzof njëngjyrësh reshtën së kërcyeri dhe së rrëmuari, prandaj në fushë ra heshtja. Befas u dëgjua zëri i fortë i prijësit të kangurëve: ‒ Ç’kërkon këtu?‒ Kam humbur, ‒ u përgjigj laramani, ‒ isha në fund të tufës sime, u hutova pas një hardhuce...‒ Hardhuce? ‒ u çudit prijësi.‒ Nuk doja ta haja, vetëm ta shikoja, ‒ shpjegoi ai.‒ Po pastaj?‒ Pastaj, kur hardhuca u zhduk në një vrimë, vura re që ishte zhdukur edhe tufa ime. Besoj se vrapova në drejtimin e gabuar... Pastaj, pashë tufën tuaj dhe mendova: “Tani do të jem në një tufë të re!”Në këtë pikë, u dëgjuan zëra të lartë që protestonin.‒ Nuk është si ne!‒ Nuk duhet t’i zëmë besë.Prijësi u bëri shenjë kangurëve që të pushonin: ‒ Në fakt, është pak ndryshe nga ne, ‒ pranoi. ‒ Por ligji i mikpritjes na detyron që ta mirëpresim.Këputi një tufë me barishte pothuajse të gjelbra nga një shkurre aty pranë dhe ia zgjati.Laramani i futi shpejt e shpejt në gojë dhe i përlau menjëherë! Pa ia ofruar gjysmën e sasisë atij që ia kishte dhënë! Të gjithë pjesëtarët e tufës do të kishin vepruar kështu. Sipas zakoneve të tyre, ishe i paedukatë në rast se nuk e bëje këtë.

