Page 57 - Demo
P. 57
FLETORE PUNELEXOJMË 30313233343536373839404142434445464748495051525354‒ Ligji i mikpritjes na detyron ta mirëpresim, por nuk na detyron të bëhemi miqtë e tij, ‒ sokëlliu një kangure. Dhe u largua duke e përplasur bishtin fortnë tokë, si për të treguar se sa e zemëruar ishte. Gjithë të tjerët vepruan si ajo, prandaj laramani mbeti vetëm...Një ditë kaloi një makinë e madhe dhe kangurët po e shihnin me kureshtje.Edhe njerëzit brenda makinës po i shihnin me kureshtje kangurët dhe bënin meshenjë pikërisht nga ai, nga laramani. Shumë shpejt u bë e qartë se makina ia kish vënë syrin laramanit. Ai kërcente në atë mënyrën e tij ngadhalaqe ‒ Dong! Donding! Dodong! ‒ dhe përpiqej të përzihej me kangurët e tjerë, të cilët i largoheshin dhe e linin vetëm. Njerëzit e kishin të thjeshtë ta dallonin dhe ta ndiqnin.‒ Ja! Atje! ‒ bërtisnin, teksa nxirrnin një rrjetë dhe një çifte. Kangurët e kishin të qartë se çfarë mund të bënte çiftja. Prandaj, befas ndryshoi gjithçka. Laramanin e rrethoi e gjithë tufa. E shtynin, e detyronin të kërcente dhe të kapte ritmin e tyre në mënyrë që të mos përfundonte në grackë.Toka dridhej nën ritmin e putrave që kumbonin: Dëng! Dëng! Dëng!Dhe pastaj: Pllaq! Pllaq! Pllaq!Kangurët kishin përfunduar brenda një moçali.‒ Vazhdoni të kërceni, ‒ i urdhëroi prijësi.Ata ishin zhytur që të gjithë në baltë dhe shumë shpejt ishte e pamundur të dalloje një kangur njëngjyrësh nga një kangur laraman. Makina e madhe u largua dhe kangurët u ndalën për t’u çlodhur. Vetëm njëri prej tyre vazhdonte të kërcente nga gëzimi. Sigurisht që ishte laramani, i cili nuk arrinte të rrinte në një vend. Kangurët me gëzof njëngjyrësh e kishin shpëtuar! Ata ishin shokët e tij!– Pllaq! Pllaq! Pllaq! – këndonin putrat e tij. Atje, mes baltës, ai nuk stononte.M. Vago1 Në fillim të tregimit flitet për dy tinguj. a. Nga kush vjen tingulli “Dëng! Dëng! Dëng!” që dëgjohet në fushë? Nga një kangur me gëzof njëngjyrësh.55

