Page 60 - Demo
P. 60
Gjuhë shqipe 34 Kanguri laraman ishte bashkuar me tufën e re, sepse: dëshironte të zinte shokë të rinj; kishte mbetur në fund të tufës për çështje kureshtjeje dhe kishte marrë drejtimin e gabuar; dëshironte të bashkohej me një tufë të re; i kishte pëlqyer tingulli i putrave të asaj tufe dhe ishte nisur drejt saj.5 Kanguri laraman thotë diçka që i shtyn kangurët e tjerë të protestojnë. Çfarë thotë ai? Kur isha me tufën time,u hutova pas një hardhuce. Kur e ndoqa hardhucën,kisha qëllim vetëm ta shikoja,jo ta haja. Kur besoja se po shkoja në drejtimtë tufës sime, në të vërtetë isha duke vrapuar në drejtimin e gabuar. Kur pashë tufën tuaj, mendova se gjeta tufën time të re.6 Kangurët protestonin dhe thoshin për kangurin e porsaardhur: “Nuk është si ne! Nuk duhet t’i zëmë besë.” (rreshtat 21-22) Si mendon, përse shpreheshin kështu kangurët? Ngaqë donin të ziheshin me kangurin laraman. Ngaqë donin ta frikësonin kangurin laraman. Ngaqë donin ta përzinin kangurin laraman. Ngaqë donin të tregonin se ishin më të fortë se kanguri laraman.Në kuadratin e mëposhtëm gjendet pjesa e tekstit që lidhet me këtë pyetje.‒ Kam humbur, ‒ u përgjigj laramani, ‒ isha në fund të tufës sime, u hutova pas një hardhuce...‒ Hardhuce? ‒ u çudit prijësi.‒ Nuk doja ta haja, vetëm ta shikoja, ‒ shpjegoi ai.‒ Po pastaj?‒ Pastaj, kur hardhuca u zhduk në një vrimë, vura re që ishte zhdukur edhe tufa ime. Besoj se vrapova në drejtimin e gabuar... Pastaj, pashë tufën tuaj dhe mendova: “Tani do të jem në një tufë të re!”Në këtë pikë, u dëgjuan zëra të lartë që protestonin.‒ Nuk është si ne!‒ Nuk duhet t’i zëmë besë.3 Në njëfarë pike, kangurët “reshtën së kërcyeri” dhe “ra heshtja” (rreshtat 9-10). Kjo ndodhi ngaqë kangurët dëshironin: të vështronin një kangur që nuk e kishin parë kurrë më parë; t’i jepnin mundësi prijësit të tyre që të fliste; të dëgjonin fjalën e kangurit të porsaardhur; të tregonin se ishin të zemëruar.58

