Page 61 - Demo
P. 61
FLETORE PUNENë kuadratin e mëposhtëm gjendet pjesa e tekstit që lidhet me pyetjen 7 dhe 8.Këputi një tufë me barishte pothuajse të gjelbra nga një shkurre aty pranë dhe ia zgjati.Laramani i futi shpejt e shpejt në gojë dhe i përlau menjëherë! Pa ia ofruar gjysmën e sasisë atij që ia kishte dhënë! Të gjithë pjesëtarët e tufës do të kishin vepruar kështu. Sipas zakoneve të tyre, ishe i paedukatë në rast se nuk e bëje këtë.‒ Ligji i mikpritjes na detyron ta mirëpresim, por nuk na detyron të bëhemi miqtë e tij, ‒ sokëlliu një kangure. Dhe u largua duke e përplasur bishtin fort në tokë, si për të treguar se sa e zemëruar ishte. Gjithë të tjerët vepruan si ajo, prandaj laramani mbeti vetëm... 8 “Gjithë të tjerët vepruan si ajo”. Çfarë bënë kangurët e tjerë kur vepruan si kangurja që foli? Kangurët e tjerë: u larguan duke e përplasur bishtin në tokë; thanë me zë të lartë mendimin e tyre; përqeshën kangurin laraman; detyruan kangurin laraman të largohej.9 Pjesa e tekstit që është veçuar në kuadratin e mëposhtëm, të lë të kuptosh se prijësi i kangurëve i kishte zgjatur një tufë me barishte kangurit laraman. Folja “zgjat” mund të ketë kuptime të ndryshme. Cili është kuptimi i foljes “zgjat” në këtë rast? Bëj më të gjatë diçka. Shtyj kohën gjatë së cilës duhet bërë diçka. Afroj diçka në drejtim të dikujt. Koha gjatë së cilës kryhet diçka.10 Në këtë tregim është edhe fjalia: “Ai kërcente në atë mënyrën e tij ngadhalaqe ‒ Dong! Donding! Dodong!” (rreshtat 37-38). Cili është kuptimi i shprehjes “kërcente në mënyrë ngadhalaqe”? Kërcente me hapa të shpejtë. Kërcente me ritëm të çrregullt. Kërcente shumë lart. Kërcente rëndë-rëndë.11 Si mendon, përse njerëzit e makinës së madhe treguan me shenja laramanin dhe u drejtuan nga ai? Ngaqë donin t’i mësonin që të kërcente si kangurët e tjerë. Ngaqë donin ta çonin te tufa e tij. Ngaqë donin ta kapnin. Ngaqë donin ta trembnin.Këputi një tufë me barishte pothuajse të gjelbra nga një shkurre aty pranë dhe ia zgjati. Laramani i futi shpejt e shpejt në gojë dhe i përlau menjëherë! Pa ia ofruar gjysmën e sasisë atij që ia kishte dhënë!7 “Të gjithë pjesëtarët e tufës do të kishin vepruar kështu. Sipas zakoneve të tyre, ishe i paedukatë në rast se nuk e bëje këtë.” Si do të kishin vepruar të gjithë kangurët e tufës? Do t’i kishin ofruar një pjesë të barishteve atij që ua kish dhënë. Do ta kishin ngrënë ngadalë tufën e barishteve. Do ta kishin falënderuar për tufën e barishteve. Do ta kishin refuzuar me mirësjellje tufën e barishteve.59

