Page 62 - Demo
P. 62


                                    Gjuhë shqipe 312 “‒ Ja! Atje! ‒ bërtisnin, teksa nxirrnin një rrjetë dhe një çifte. Kangurët e kishin të qartë se çfarë mund të bënte çiftja. Prandaj, befas ndryshoi gjithçka.”Trego se çfarë ndodh PARA se kangurët të shohin çiften e njerëzve të makinës së madhe dhe çfarë ndodh PAS kësaj. Shëno me ✓.Ndodh PARA se kangurët të shohin çiften.Ndodh më PAS, kur kangurët e kanë parë çiften.Kangurët me gëzof njëngjyrësh e rrethojnë kangurin laraman.Kangurët me gëzof njëngjyrësh nuk shqetësohen për kangurin laraman.Njerëzit e makinës së madhe nuk munden ta ndjekin kangurin laraman, sepse nuk arrijnë ta shohin.Kanguri laraman ndihet pjesë e tufës.13 Si mendon, përse ndryshuan sjellje kangurët kur panë çiften?Kangurët ndryshuan sjelljen, sepse: mendonin që njerëzit donin të gjuanin tufën e tyre; donin të shikonin se si e përdornin njerëzit çiften; donin t’i tregonin kangurit laraman se ishin më të fortë sesa njerëzit; kuptuan që kanguri laraman ishte në rrezik.14 Në fund të tregimit (rreshti 48), kur prijësi urdhëron me fjalët “Vazhdoni të kërceni” kangurët që ishin zhytur në baltë, ai ka një plan. Si mendon, cili është plani i prijësit?Nëse do të vazhdojnë të kërcejnë: kangurët do ta mbulojnë zhurmën e kërcimeve të laramanit; balta do të fluturojë në ajër dhe do të përplaset mbi makinë; të gjithë kangurët, bashkë me laramanin, do të mbulohen me baltë dhe nuk do të dallohen nga njëri-tjetri; balta që do të flutuojë në ajër nuk do e lejojë makinën që të afrohet.15 Cila nga frazat e mëposhtme të tregimit të bën të kuptosh se në fund kanguri laraman kërcen nga gëzimi? Ata ishin zhytur që të gjithë në baltë. ...ishte e pamundur të dalloje një kangur me gëzof njëngjyrësh nga një kangur laraman. Kangurët me gëzof njëngjyrësh e kishin shpëtuar! Ata ishin shokët e tij! – Pllaq! Pllaq! Pllaq! – këndonin putrat e tij. 60
                                
   56   57   58   59   60   61   62   63   64   65   66