Page 7 - Demo
P. 7
FLETORE PUNEHyrjeKjo fletore pune për nxënësit e klasës së tretë të arsimit fillor ka synim zhvillimin e të menduarit kritik, si dhe përdorimin e saktë të gjuhës shqipe, kryesisht në shprehitë e të shkruarit, atyre gramatikore dhe drejtshkrimore.Temat e ushtrimeve janë konceptuar në përputhje me programin e Gjuhës shqipe të shkallës së dytë (klasa III) të lëndës “Gjuhë shqipe”, dhe kompetencat që kërkohen të fitohen përmes këtij programi të miratuar nga MASHT.Parim bazë në ndërtimin e “Fletore pune 3” ka qenë lidhja e shkathtësive të komunikimit: të dëgjuarit dhe të folurit, të lexuarit, të shkruarit, me konceptet e lëndës. Rubrika “Lexojmë” synon jo vetëm të kuptuarit e tekstit nga nxënësit, por edhe të rilexuarit të tij përmes ushtrimeve të ndryshme, gjë që shpie drejt përvetësimit të asaj që nxënësit lexojnë dhe aplikimit të saj në situata të ndryshme komunikative.Rubrika “Kujto dhe plotëso” paraqet në formë skemash që duhen plotësuar nga nxënësi, përmbledhjen e rregullave gramatikore që ai duhet t’i ketëasimiluar nga teksti “Gjuhë shqipe 3”, pas çdo njësie mësimore.Ushtrimet “Më tej” synojnë ta aftësojnë nxënësin përtej dijeve të marra në tekst, duke aplikuar jo vetëm njohuritë gramatikore në ushtrime të larmishme dhe zbavitëse.Fletët e punës “Projekt” shërbejnë si model për t’u plotësuar nga nxënësit kur mësuesi/ja zbaton projekte kurrikulare apo nderkurrikulare gjatë vitit shkollor.Testet me alternativa synojnë aftësimin e nxënësve për zgjedhjen e saktë gramatikore, formulimin dhe pohimin e saktë për një koncept gramatikor, si dhe aftësimin për të bërë vetëvlerësim të aftësive të tyre gjuhësore.Lojërat gjuhësore që shoqërojnë këtë fletore pune e bëjnë atë argëtuese dhezbavitëse.AUTORËT5

