Page 108 - Demo
P. 108


                                    Na ishte një djalë që quhej Omer dhe që jetonte në bjeshkë. Ai ishte biri i një trimi të madh, me forcën e njëzet burrave bashkë. Omeri u rrit më shpejt se moshatarët e tij. Kur u bë gjashtë vjeç, dukej sikur ishte dymbëdhjetë. Një ditë Omeri iu lut nënës:− O nënë, edhe unë dua ta kullot tufën e kecave në bjeshkë. Tani u rrita.− Ti je ende i vogël, o bir, kurse bjeshka është e madhe. Kam frikë se tufa do të shpërndahet dhe kecat do të humbasin.− Jo, nënë, mos ki merak. Unë nuk do t’i heq sytë nga tufa.Omeri e çoi tufën në bjeshkë. Papritur, një kec i përhimë, me veshë të mëdhenj, u shkëput nga tufa. Ai u largua duke kërcyer hop këtu e hop atje.− Obobo, ç’më gjeti! − u shqetësua Omeri. − Ky do të më turpërojë para nënës.Ai vrapoi pas kecit. E ndoqi deri poshtë bjeshkës, derisa më në fund e kapi.Në mbrëmje zbriti poshtë me tufën dhe e futi në vathë.− Si e kalove ditën? − e pyeti nëna.− Mirë, nënë, po ai keci i përhimë më ka lodhur boll. Mezi e futa në tufë.− Kec të përhimë ne nuk kemi! − u çudit nëna.KECI I PËRHIMËHiperbola është ajo figurë letrare që ndërtohet mbi bazën e zmadhimit tej mase të qenieve, të sendeve, të vetive, të dukurive etj. Në këtë tekst, shprehja “me forcën e njëzet burrave bashkë” është hiperbolë.106Lexojmë
                                
   102   103   104   105   106   107   108   109   110   111   112